×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    MPJD u bën thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin nëpër Serbi

    Insajderi
    01 June 2023 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë, shkruan Insajderi.

    Kjo kërkesë vijë pas situatës së krijuar tash e ca ditë në veri të vendit.

    Ministria ka konfirmuar se ka pranuar informacion për arrestimin e disa qytetarëve në territorin e Serbisë.

    “MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd“, thuhet në njoftim.

    Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim”, deklarojnë nga MPJD.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark