Kosova ka arritur një barazim të madh 2:2 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Në një stadium të mbushur plot, zviceranët u pritën ngrohtësisht nga “dardanët”, përveç Uran Bislimit, i cili u vërshëllye nga ta. Kjo pasi që ai së fundmi zgjodhi të luajë për “helvetikët”, duke braktisur Kosovën.
Pjesa e dytë e përballjes me Zvicrën, Kosova në kërkim të golit të barazimit Zviceranët arritën të kalonin në epërsi qysh në minutën e 14-të, kur Freuler realizoi pas një aksioni të bukur. Me epërsi minimale, Zvicra shkoi në pushimin mes pjesëve.
Në pjesën e dytë, Kosova pati iniciativë më të madhe, e cila u shpërblye me gol në minutën e 65-të nga Vedat Muriqi që realizoi me kokë. Megjithatë, në momentin më të mirë tonin erdhi goli i dytë i Zvicrës.
Goditja e Freuler u devijua nga Amir Rrahmani për të përfunduar në rrjetë. E në minutat shtesë, Vedat Muriqi realizoi edhe një herë për ta barazuar rezultatin.
Ai u asistua bukur nga Meriton Korenica. Kësisoj, me këtë barazim Zvicra mbetet e para me 11 pikë, e ndjekur nga Rumania me tetë dhe Izraeli me tetë. Kosova mbetet e parafundit me vetëm katër pikë nga pesë ndeshje. Dueli i radhës i ekipit të drejtuar nga Primoz Gliha do të jetë pas tri ditëve në udhëtim ndaj Rumanisë.
Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistve, ku më i miri është shpallur Vedat Muriqi, kurse më të dobëtit ishin Fazliji dhe Bernard Berisha.
NOTAT E LOJTARËVE: