Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Kosovës dhe Armenisë, e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas 45 minutave të para, “Dardanët” e shohin vetën në disavantazh minimal, 0:1. Goli i vetëm u shënua në minutën e 24’, kur Shaghoyan shënoi për Armeninë, me një depërtim nga krahu i majtë.
Kosova nuk tregoi asnjë rast të mirë shënimi dhe nuk pati asnjë aksion të rrjedhshëm që vlen të përmendet. Mbetet të shihet nëse Alain Giresse do të bëjë ndonjë ndryshim për pjesën e dytë të takimit.