×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kot mbushen mend ata që janë mbushë haram”, koha kur Albin Kurti ishte pro-grevave të mësimdhënësve – tash i injoron

    Insajderi
    20 May 2022 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk është hera e parë që Sindikata e Arsimit Shkencës dhe Kulturës është duke organizuar greva në shenjë paknaqësise për pagat në arsim. Kësaj radhe në pushtet është Albin Kurti ai që dikur iu dilte në mbështetje dhe u jepte të drejtë protestave dhe pezullimit të mësimit nga SBASHK, në mënyrë që të kërkonin rritje të pagave. Sot i injoron.

    Gjatë vitit 2019, kur SBASHK kishte shpallur grevë të përgjithshme, Kurti kishte dalur me një reagim duke thënë se situate është shumë e vështirë kur të dy palët kanë të drejtë, edhe prindërit brengosen që fëmijët mbesin pa mësim, por duke dal pro mësimdhënëve se po mbeten më paga të ulta, e duke iu dhënë të drejtë këtyre të fundit për shpalljen e grevës në arsim.

    “Më e vështirë sesa situata ku të dy palët e kanë gabim, është ajo ku të dy palët kanë të drejtë. Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësim, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta”, kishte shkruar Kurti gjatë 2019-tës.

    Përtej kësaj Kurti gjatë 2019- tës, kishte dhënë edhe zgjidhje për problemin e rritjes së pagave të mësimdhënësve, duke thënë se mësimdhënësit duhet ta vazhdojnë grevën me kusht që të vendosin zvogëlimin e pagave të oborrit qeverisës, ani pse tash, në vitin 2022, është duke i injoruar pakënaqësitë e tyre.

    “Mësimdhënësit ta vazhdojnë grevën me kusht që ta vendosin theksin te zvogëlimi i pagave të oborrit qeveritar”, kishte thënë Kurti.

    Ai kishte përfunduar duke ironizuar me një fjali të popullit se “e, siç thotë populli ynë, kot mbushen mend ata që janë mbushur haram”.

    Gjatë kohës kur Kurti ishte në opozitë dhe ishte pro grevës së SBASHK-ut, derisa në pozitë ishte Qeveria Haradinaj.

    Gjatë asaj kohe Ismajl Kurteshi i Lëvizjes Vetëvendosje kishe dalë me një reagim duke hudhur akuza ndaj qeverisë në pushtet, se “sikur Qeveria t’mos t’i rriste rrogat e veta dhe të mos i injoronte shqetësimet e SBASHK-ut, sot nuk do t’i krijonte pakënaqësitë që i ka krijuar dhe nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre. Shkaktari i vërtetë i grevës është Qeveria e Kosovës”, kishte shkruar Kurtishaj.

    Pro grevës arsimore ishte edhe deputetja e LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tashmë është edhe Ministre e Arsimit.

    Nagavci kishte thënë se Qeveria Haradinaj është fajtori kryesor që po ndodhin grevat dhe nxënësit po mbesin pa vijuar mësimitm, si dhe dukë bërë akuza ndaj qeverisë në pushtet se po i rrisin pagën vetës jashtëligjshëm dhe po e mbushin kabinetit me qindra këshilltarë, zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra.

    “Qeveria nga njëra anë merr vendime arbitrare dhe të papërgjegjshme duke i rritur pagën vetes jashtligjshëm, duke falur dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit pa asnjë kriter, duke stërmbushur kabinetin qeveritar me qindra këshilltarë, zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra. Kjo Qeveri është fajtori kryesor për grevat që po ndodhin sot dhe për pamundësinë e fëmijëve që të jenë në kopshte e nxënësit nëpër shkolla”, kishe thënë Nagavci gjatë vitit 2019, kur SBASHK kishte organizuar grevë të përgjithshme./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark