KPK: Komentet politike në rastin Limaj janë sulm ndaj sistemit prokurorial – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    KPK: Komentet politike në rastin Limaj janë sulm ndaj sistemit prokurorial

    Insajderi
    01 November 2016 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj komenteve politike që po bëhen pas ngritjes së aktakuzës kundër Fatmir Limajt për krime lufte.

    Lidhur me këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës thotë se këto reagime janë të papranueshme dhe jashtëzakonisht të dëmshme për sundimin e ligjit në vend, në kohën kur prokurorë vendorë kanë marrë mbi vete kompetenca të plota për t’i trajtuar krimet e luftës.

    “Duam të theksojmë se aktakuza në këtë rast, si edhe në çdo rast tjetër, nuk është veprim privat i prokurorit të rastit, por rezultat i vlerësimit profesional të prokurorëve në bazë të kompetencave dhe autorizimeve të tyre ligjore”, thuhet në reagimin e KPK-së.

    “KPK konsideron se sulmet dhe propagandat politike kundër prokurores së rastit Limaj dhe sulme të tilla të ngjashëm ndaj prokurorëve tjerë nuk paraqesin vetëm ndërhyrje në parimin fundamental të pavarësisë së sistemit prokurorial por njëkohësisht edhe shkelje ligjore. Andaj, sulme të tilla do të konsiderohen sulme ndaj sistemit prokurorial dhe KPK do të reagoj në mbrojtjen e tyre”, përfundon reagimi./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark