×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​KPUK për çështjen e shamisë: Të ruhet identiteti jetik nacional i shkollës shqipe

    Insajderi
    09 August 2022 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kisha Protestante Ungjillore e Kosovёs (KPUK) ёshtё e bindur se populli shqiptar, kultura dhe shkolla shqipe kanё rrjedha tё tjera kombёtare e historike krahasuar me popujt e tjerё nё rajon dhe mё gjerё, prandaj thotë se duhet ruajtur e kultivuar këtë identitet jetik e homogjenitet nacional pa u cenuar e fetarizuar prej asnjё ane religjioze, politike dhe interesave tjera antishqiptare antishtetërore.

    KPUK me anë të një komunikate për media ka shprehur qëndrimin e vet kundër bartjes së shamisë në shkolla, pas ringritjes së kësaj çështjeje së fundi.

    “Qeverisё sё vendit tonё dhe opinionit publik, kёto ditё gushti, iu shtrua sёrish kёrkesa pёr lejimin e bartjes sё shamisë nëpër shkollat publike nga pёrfaqёsues e zёra tё shumtё, prandaj Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës (KPUK) pёrmes kёsaj komunikate shprehet kundёr bartjes sё shamisё dhe ushtrimit tё fesё nёpёr shkolla publike dhe nё cilindo institucion shtetëror e publik, si dhe kundёr vendosjes sё simboleve religjioze nёpёr institucionet komunale e shtetёrore, e qё mjerisht janё tё shumta e të shpeshta kudo nёpёr Kosovё”, thuhet në komunikatë për media.

    KPUK-u kёrkon nga Kuvendi dhe Qeveria e Republikёs sё Kosovёs qё ҫёshtjen e shamisё ose ta ndalojё me ligj pёr cilindo institucion publik, ose ta detyrojё Ministrinё e Arsimit që ta shfuqizojë udhёzimin administrativ për shaminë dhe kёshtu tё bёhet e ligjshme bartja e shamisё kudo.

    “Pra o bёjeni njërën o tjetrën e jo me dy standarde! Shamia diku të ndalohet e diku të lejohet nuk ka kuptim”, thuhet në reagim.

    KPUK-u thёrret secilin qytetar tё Kosovёs qё t’u nёnshtrohet ligjeve tona dhe ta respektojё Kushtetutёn e Republikёs sё Kosovёs, e tani edhe kur flitet pёr personat e mitur, si njё detyrim pёr orientimin e rilindёsve shqiptarё dhe integrimeve atlantike.

    KPUK thekson se shamia nё vete nuk ёshtё njё simbol fetar pasi kjo gjendet nё tё gjitha besimet, kulturat e popujt edhe para krishterimit e islamit.

    “KPUK-u ёshtё i bindur se populli shqiptar, kultura dhe shkolla shqipe kanё rrjedha tё tjera kombёtare e historike krahasuar me popujt e tjerё nё rajon dhe mё gjerё, prandaj duhet ruajtur e kultivuar këtë identitet jetik e homogjenitet nacional pa u cenuar e fetarizuar prej asnjё ane religjioze, politike dhe interesave tjera antishqiptare e antishtetёrore”, përfundon komunikata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark