×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ del me njoftim: Kaq mijë kërkesa pranuan për ndërrimin e Qendrës së Votimit në më pak se 24 orë

    Insajderi
    25 November 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se në më pak se 24 orë nga funksionimi i shërbimit online për votuesit kanë pranuar rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

    Përmes kësaj platforme, votuesit mund të kryejnë këto dy shërbime: Ta mësojnë Qendrën e Votimit dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë atë, duke zgjedhur qendrën më afër vendbanimit të tyre, në mënyrë që aty të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

    “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit është një shërbim i përhershëm që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark