×
  • Lajme
  • Insajderi

    KQZ: Fillon periudha për ndërrimin e qendrave të votimit

    Insajderi
    16 January 2021 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

    KQZ ka njoftuar se periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 17 – 27 janar 2021.

    Postimi i plotë ku mund të gjeni detaje se si të aplikoni për ndërrimin e qendrave të votimit.

    Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit.

    SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Ju mund ta mësoni qendrën tuaj të votimit përmes linkut: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/

    SI TA NDRYSHONI QENDRËN E VOTIMIT?

    KQZ përmes aplikacionit online ju mundëson ndryshimin e qendrës së votimit duke plotësuar të dhënat e kërkuara përmes linkut:http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

    Pasi të aplikoni kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, duke plotësuar formularin për ndërrim të Qendrës së Votimit. Për informata shtesë mund të kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

    Të nderuar qytetarë!Mbani maskën dhe ruajeni distancën fizike së paku 2 metra.

    Ju lutem, respektoni udhëzimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark