×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ-ja pezullon PSD-në e një parti tjetër

    Insajderi
    27 December 2023 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për pezullimin e dy partive politike, Lëvizjes për Bashkëveprim dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.

    Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike Lëvizja për Bashkëveprim ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike Partia Socialdemokrate ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023.

    Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhore në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partive dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark