Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se KQZ është duke vazhduar të pranojë pako me fletëvotime nga jashtë vendit.
Ai ka thënë se deri tani kanë pranuar 15 mijë e 966 pako.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, ka thënë ai.
Pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.