×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ merr vendim, pezullon një parti politike

    Insajderi
    04 October 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për pezullimin e partisë politike Stranka Demokratske Akcije (SDA), e cila nuk ka mbajtur deri më tani kuvendin zgjedhor.

    Partitë politike, sipas Rregullës Zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike, janë të obliguara që ta informojnë Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim se kanë mbajtur kuvendin.

    “Partia politike Stranka Demokratska Akcije (SDA), e regjistruar më 21 gusht 2000 dhe me kryetar z. Numan Balic, ka bërë kërkesë për shtyrjen e mbajtjes së kuvendit zgjedhor dhe është miratuar nga KQZ-ja duke i dhënë afat shtesë deri më 18 shtator 2022.”, thuhet në njoftim.

    Në mbledhjen e mbajtur më 4 tetor 2022, KQZ-ja miratoi rekomandimin e Zyrës për të pezulluar këtë parti politike dhe duke i dhënë një afat shtesë prej 45 ditësh për të organizuar dhe mbajtur kuvendin zgjedhor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark