×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ publikon udhëzuesin për vëzhgues

    Insajderi
    10 February 2021 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit 128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013,  bën pranimin e kërkesave për vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor, bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.  

    Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë miratimin nga KQZ-ja.

    Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve

    Vëzhguesi, ka të drejtë:

    T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.

    • Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të vendvotimeve.
    • Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.
    • Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës se zgjedhjeve.

    Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë:

    • Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.
    • Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.
    • Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues ose ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose kandidati;
    • Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe në procesin e të votuarit.

    Mediat/Qasje në procesin zgjedhor 

    Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.

    VIDEO

    • Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për publikun dhe mediat;

    Çka ju ndalohet Mediave ?

    Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:

    • Integritetin e procesit zgjedhor.
    • Heshtjen zgjedhore.
    • Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.

    Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:

    • Ankesë pranë KQZ-së.
    • Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
    • Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të bëhen brenda afatit prej (24) orësh.

    Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:

    Faktet për të parashtruar ankesë

    • Përshkrimi i fakteve,
    • Vendi,
    • Koha e ngjarjes,
    • Emri i vëzhguesit,
    • Emri i subjektit apo organizatës,
    • Numri i tij/saj i distinktivit.

    Distinktivi i Vëzhguesit

    Vërejtje:

    Vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.

    KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark