×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    KQZ: Sot në orën 18:00 përfundon afati për akreditim të vëzhguesve, nuk do të ketë shtyrje

    Insajderi
    15 April 2024 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në orën 18:00 mbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve për procesin e votimit të 21 prillit në katër komunat veriore të Kosovës.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, duke shtuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit pasi konsiderojnë që 15 ditë kanë qenë të mjaftueshme.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike të kryetarëve aktual (Lëvizja Vetëvendosje dhe Parta Demokratike e Kosoëvs, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se sot, më 15 prill 2024 përfundon afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024”, tha ai.

    Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjete Politike > Shërbimet për OJQ dhe Media, apo në vegzat direkte:

    Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike:

    Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të medieve:

    Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të OJQ, Organizatave Qeveritare, Organizata Ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja në Kosovë:

    Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark