Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se programi i Vetëvendosjes për zgjedhjet i ka vetëm dy fjali.
Krasniqi theksoi se rritja e pagave në sektorin publik ka ndodhë vetëm në qeverisjen e PDK-së.
“Kur thotë Bedri Hamza dhe PDK ne ua rrisim pagat, kjo ndodhë dhe kjo ka ndodhë vetëm me PDK-në sepse ne i kemi rrit pagat”, tha ai, transmeton Periskopi.
Ai po ashtu tha se progarmi i Albin Kurtit i ka vetëm dy fjali dhe se po shesin mjegull.
“Albin Kurti e ka programin me dy fjali. Nuk ka më ofendim për qytetarët më thënë se i ka dy fjali dhe mos me dhënë asnjë dëshmi për atë program, si ka me kanë reforma në arsim, drejtësi, ekonomi…”, tha ai.
Ndër të tjera, Krasniqi tha se është e rrezikshme qasja autoritare e Kurtit.