Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK është partia e vetme trashëgimtare e UÇK-së.
“Çfarë Nisme, çfarë AAK-je mos bëni hajgare. Shtëpia e UÇK-së është PDK-ja. Pse e kanë kryetarin ish-komandant nuk do të thotë se janë trashëgimtare.”, ka thënë Krasniqi në T7.
Sipas Krasniqit, PDK-ja është trashëgimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne jemi trashëgimtar. Po ju tregoj edhe disa fakte. Në vitin 1999 është nënshkruar marrëveshja e çmilitarizimit. Kam qenë gazetar i ri i AP-së. Kam pritur deri në mëngjes kur është nënshkruar marrëveshja. Është paraparë që të krijohet një drejtori politike e cila më vonë është PDK’ja. Shtëpia e parë e ushtarëve të PDK-së është PDK-ja. As në kuptimin legal e as historik nuk kanë pretendim në zinxhirin historik të UCK-së”, shtoi ai.
Këto deklarata Krasniqi i bërë kur u pyet se pse nuk u arrit një kolicion parazgjedhor me Nismën, duke thënë se kanë disa dallime.
“Kemi dallime me Nismën edhe në aspektin ideologjik sepse ata janë parti e majt ndërsa ne jemi parti e qendrës së djathët”, ka thënë ai.