×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi bën homazhe në varrezat e Arlingtonit

    Insajderi
    16 November 2022 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se sot po qëndron në Shtetet të Bashkuara të Amerikës.

    Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka treguar se bëri homazhe në varrezat e Arlingtonit.

    “Ishte e pashmangshme që, para se të nisë takimet zyrtare në SHBA, të nderoj ushtarët amerikanë në varrezat nacionale të Arlingtonit – të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci. Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë”, shkroi ai.

    Kreu i PDK’së ka falënderuar mijëra ushtarë amerikanë të cilët ndër vite vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë.

    Postimi i plotë:

    “Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë. Lavdi!” ka përfunduar Krasniqi.

    Ishte e pashmangshme që, para se të nisë takimet zyrtare në SHBA, të nderoj ushtarët amerikanë në varrezat nacionale të Arlingtonit – të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci.

    Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë.

    Faleminderit mijëra ushtarëve amerikanë të cilët ndër vite, por edhe sot, vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë.

    Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë. Lavdi!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark