×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për institucionet e shtetit

    Insajderi
    30 November 2022 - 20:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pas vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish-bashkëshorti, duke thënë se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për institucionet e shtetit dhe se në këtë drejtim duhet të veprohet shpejt dhe pa kompromis.

    Ai në një postim në Facebook vrasjen e 35-vjeçares në oborrin e Gjinekologjisë e ka quajtur mizore dhe çnjerëzore, teksa ka shprehur ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre.

    “Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit. E kam thënë ditë më parë, po e përsëris edhe sonte: dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. Duhet të veprohet sot. Shpejt. Pa kompromis!”, ka shkruar Krasniqi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark