×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi e Rashiq vizitë në Leposaviq

    Insajderi
    03 August 2023 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi dhe ai për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kanë zhvilluar vizitë në komunën e Leposaviqit.

    Ata në fshatin Leshak kanë takuar disa banorë ku edhe kanë biseduar me qytetarët.

    Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë takuar edhe familjen të cilës i është djegur ferma bashkë me disa krerë gjedhe, të cilës i kanë premtuar mbështetje.

    “Bashkë me ministrin Nenad Rashiq sot ishim për vizitë në Leposaviq. Në Leshak, takuam dhe biseduam me qytetarë për problemet dhe kërkesat e tyre. Vizituam edhe familjen të cilës si pasojë e zjarrit i është djegur ferma bashkë me disa krerë gjedhe brenda saj. Përkushtimi i tyre në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë është i madh, serioziteti i tyre në punë është i lartë andaj ne do të ju qëndrojmë afër në mënyrë që të ju lehtësojmë punën dhe përmirësojmë kushtet”, ka shkruar ai.

    Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës, me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Leposaviqit, Nenad Radosalevic, vizituam Qendrën Sportive të Komunës, e cila është iniciuar si projekt qeveritar në vitin 2015 dhe ka mbetur ende pa u përfunduar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark