Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, u ka shprehur ngushëllime familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Krasniqi bashkëndjen me familjet në këtë tragjedi.
“Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe. Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!”, ka deklaruar ai.