Insajderi
Lajme

Krasniqi fton qytetarët e Drenasit në tubim: Sonte mblidhemi masivisht për Bedri Hamzën

Insajderi
01 June 2026 - 13:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Krasniqi fton qytetarët e Drenasit në tubim: Sonte mblidhemi masivisht për Bedri Hamzën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, u ka bërë thirrje qytetarëve, miqve dhe familjarëve të Komunës së Drenasit që t’i bashkohen tubimit qendror elektoral që do të mbahet mbrëmjen e sotme.

Përmes një mesazhi drejtuar opinionit publik, Krasniqi njoftoi se tubimi do të zhvillohet në ora 19:30, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ku i pranishëm do të jetë edhe lideri i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza.

“Në këtë tubim, Bedri Hamza do të shpalosë vizionin dhe programin e tij qeverisës për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe me më shumë mundësi për të gjithë qytetarët,” ka shkruar Krasniqi.

Kandidati për deputet ka vlerësuar lart historikun e rajonit të Drenicës, duke e cilësuar Drenasin si një pikë kyçe të mbështetjes për partinë e tij.

Ai e quajti Drenasin “vatër të lavdishme të UÇK-së dhe simbol të qëndresës kombëtare”, duke u shprehur i bindur se kjo komunë ka qenë dhe do të mbetet “bastion i pathyeshëm” i PDK-së.

Krasniqi kërkoi mobilizim dhe unitet nga strukturat dhe simpatizantët për t’i dhënë, siç tha ai, mbështetjen e fuqishme rrugëtimit drejt fitores së Bedri Hamzës në zgjedhjet që po afrojnë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark