×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi i falënderon të gjithë ata që marshuan për drejtësi: I keni dhënë një pamje kaq emocionuese Kosovës

    Insajderi
    02 April 2023 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur mirënjohës ndaj atyre që marshuan sot në sheshet e Prishtinës.

    “Nga zemra, ju jam mirënjohës gjithsecilit prej jush, që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare, me vetëdije të lartë qytetare e shtetërore, bashkë me familjet tuaja marshuat për drejtësi, për t’ia dhënë një pamje kaq emocionuese Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

    Gjatë fjalimit të tij, Krasniqi tha se lavdia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund pakësohet me kalimin e viteve, e as nuk tjetërsohet me ndryshimin e gjeneratave.

    Në “Marshin për Drejtësi” të organizuar nga PDK-ja, morën pjesë mijëra qytetarë të Kosovës.

    Ata kërkuan drejtësi për krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë me pretendimet për krime lufte.  /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark