×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: I papranueshëm diskriminimi që Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve të Vitisë

    Insajderi
    14 December 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Komunën e Vitisë, ku ka vizituar prodhuesit dhe ndërmarrësit e kësaj komune.

    Kreu i PDK-së, i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Viti, kanë diskutuar me ndërmarrësit dhe sportistët për sfidat me të cilat ata po ballafaqohen, kërkesat dhe nevojat që kanë këto komunitete, marrë parasysh diskriminimin që po ua bën Qeveria Kurti qytetarëve të kësaj komune përmes ndarjeve buxhetore.

    “Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive. Është e papranueshme, është vërtetë një diskriminim i paparë ndonjëherë dhe i cili nuk e ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit dhe të komunës”, theksoi ai.

    Krasniqi vlerësoi iniciativat private të ndërmarrësve të Komunës së Vitisë, të cilët si shumë ndërmarrës anë e mbanë Kosovës, të cilët po arrijnë të krijojnë vende të punës dhe po mundësojnë zhvillim ekonomik lokal, përkundër mungesës së mbështetjes nga Qeveria Kurti.

    “Fatkeqësisht ne kemi një ekonomi në rënie, rritje ekonomike prej rreth 3.5 për qind me eksport të ulët, me investime më të ulëta se në të kaluarën dhe pa perspektivë zhvillimore, andaj për këto takime ka qenë shumë e rëndësishme që të marrim inputet e ndërmarrësve, të marrim inputet e bizneseve lokale për të ofruar në të ardhmen vërtetë, jo vetëm programet dhe projektet tona konkrete, por për t’i bërë pjesë të një modeli të ri qeverisës, të cilin si parti po e implementojmë në nivelin lokal, e të cilin do ta zbatojmë edhe në nivelin qendror”, theksoi kryetari Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark