×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Krasniqi kërkon nga institucionet më shumë angazhim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

    Insajderi
    30 August 2023 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, fati i të cilëve mbetet ende i pazbardhur.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi ka kërkuar më shumë angazhim nga institucionet përkatëse për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur.

    Po ashtu, kreu i PDK-së, thotë se duhet të shtohet presioni mbi Serbinë për hapjen e arkivave.Ai potencon rëndësinë e kapjes së kriminelëve të luftës, të cilët siç thotë Krasniqi duhet të vihen sa më shpejt para drejtësisë.

    “Prapa secilit prej tyre, qëndrojnë familjet që mbi dy dekada jetojnë me dhembjen dhe ankthin e mosnjohjes së të vërtetës për ta. Institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, si dhe institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe sa më shpejtë të vënë para drejtësisë kriminelët e luftës që kanë qenë përgjegjës për zhdukjen e tyre”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark