×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Krasniqi kthehet nga Baku pa medalje, mposhtet nga xhudistja ruse

    Insajderi
    05 November 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Distria Krasniqi ka dështuar ta fitojë medaljen e bronztë në garën për Çmimin e madh të Bakusë, raporton Insporti.com.

    Në luftën e repsazhit, Distria nuk ia doli me xhudisten ruse, Anastasia Polikarpova.

    Ndryshe, xhudistja nga Kosova e nisi garën në kategorinë deri në 52 kilogramë me një përballje ndaj japonezes Nanako, të cilën e mposhti.

    Pastaj në çerekfinale, Krasniqi u mposhtë nga hungarezja Reka Pupp, për të kaluar në repsazh, ku e mposhti belgen Rheyel dhe u mposht nga Polikarpova.

    Krasniqi garën e filloi kundër xhudistes japoneze, Nanako. Këtë luftë xhudistja pejane e fitoi pa ndonjë problem.

    Por, në çerekfinale u përballë me kundërshtare më të fortë. Ajo pësoi humbje nga xhudistja hungareze Reak Rupp.

    Pas fitores ndaj belges Ryheul në repasazh, Krasniqi do të ketë punë me rusen Polikarpova.

    Distria Krasniqi garoi në kategorinë -52 kg. /Insporti.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark