×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Kurti ka qëllim me ua dëshmu militantëve se është i pa nënshtruar

    Insajderi
    29 September 2022 - 10:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare nga ora 10:00.

    Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi ka akuzuar përsëri Qeverinë dhe kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale dhe grevën në arsim, shkruan Insajderi.

    Ai tha se Kurti ka synim t’i tregojë militantëve të tij se është kokëfortë dhe i panënshtruar.

    “Është fundi i javës së pestë prej se nxënësit në vendin tonë nuk e  kanë fillu mësimin. Nuk duhet me kanë ekspert për me kuptu se çfarë dëmi iu është shkaktu atyre nga mos vazhdimi i mësimit. Kam kërkuar nga kryeministri ta trajtojë këtë çështje. Kryeminsitri ka zgjedh me u marrë me lavdi politike me ua dëshmu militantëve se se çka domethënë me qenë kokëfortë dhe i panënshtruar ndaj Rrahman Jasharajt dhe mësimdhënësve. Pra, për të nuk është me rëndësi dëmi, nuk janë me rëndësi nxënësit dhe mësimdhënësit, por me rëndësi ka qenë fundi”, tha Krasniqi.

    Krasniqi tha se për Qeverinë Kurti arsimi është instrument politik.

    “Për Qeverinë, arsimi nuk është mision kombëtar, por instrument politik”, shtoi Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark