Fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit e kanë vazhduar sot në Mitrovicë, zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, anëtari i PDK-së dhe kandidati për deputet të Kuvendit, Memli Krasniqi ka thënë se Mitrovica e Kadri Veselit so e konfirmoi mbështetjen e fuqishme për rimëkëmbjen e Kosovës.
“Mitrovica e Kadri Veselit na e konfirmoi edhe sonte mbështetjen e fuqishme për #Rimëkëmbje të Kosovës. #PDK134 #EnverHoxhaj1”, ka shkruar Krasniqi.
E në takim me partiakët e PDK-së, sot në Mitrovicë u pa edhe vajza e ish-kryeministrit të Kosovës tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepit.