Distria Krasniqi është mposhtur në çerekfinale nga xhudistja franceze, Amandine Buchard, në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë, shkruan Insajderi.
Krasniqi u mposht nga francezja për shkak të penalizimeve me kartonë të verdhë. Ajo u ndëshkua tre herë.
Kartonin e fundit e mori në GoldenScore, duke e humbur “luftën” me xhudisten franceze.
Distria Krasniqi do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i duhet t’i fitojë dy ndeshje.