×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi: O Albin o trim, si me nënshkrim – si pa nënshkrim, t’i ke bë pranim

    Insajderi
    03 November 2023 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kryeministri Albin Kurti se e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por duket që ai është i ngarkuar nga e kaluara.

    Ai i është përgjigjur Kurtit për rimën rreth pranimit e nënshkrimit, duke i thënë “O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, t’i ke bo pranim”.

    Kraniqi ia ka rikujtuar Kurtit se është dashur vetë që të lajmërohet për raportim në Kuvend dhe jo të pret që të ftohet nga Kuvendi. Kransiqi pohoi se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

    “A u qetësove kryeministër, a je mirë, se u shqetësuan këta tutë. S’na tregove pse u vonove 1 orë, a pate naj punë, që nuk erdhe. U vonove. Qysh është e mundur kejt bashkëpunëtorët po dalin kundër. Ish-numri 2 i qeverisë tënde, t’i ka bo do pyetje, s’di a i pe. Nuk iu ke dhanë përgjigje. Te kemi ftuar me diskutuar, por ti vjen i ngarkuar, se të ngarkon e kaluara politike. E vështirë është sot për mua me ditë a me qesh a me qajtur, me fjalën tënde. A me qesh që erdh dita, që 10 vjet ma vonë ti me e mbrojt Zajdenicën. A me qesh se ti po e mbron propozimin e mirë për Zajednicën. A me qa për jetët e humbura që iu ke pri për me e kundërshtuar Zajdenicën, e që sot ti po e mbron. Ngarkesa jote është parë nga të gjithë. S’të kemi thirr me të shpallë as shpiun as tradhtar“, ka thënë ai në Kuvend.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    21 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark