Robin Haxhi Krasniqi, është rikthyer me një fitore të rëndësishme pas një një vit e gjysmë mungesë.
Boksieri nga Kosova arriti ta mposhtë numrin një në Belgjikë Timur Nikarkhoev, duke e detyruar që ta dorëzojë meçin.
Ai tregoi maturi dhe formë të lartë gjatë gjithë meçit.
Pas fitores, 35-vjeçari tha se fitoren ia dedikon shqiptarëve.
“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.