×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi pas votimit në Asamblenë Parlamentare: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses

    Insajderi
    16 April 2024 - 21:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar menjëherë pasi Asambleja Paralamentare votoi PRO anëtarësimit të Kosovës në KiE.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Krasniqi shkroi se i është mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me vite për këtë sukses.

    “Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën”, shkroi Krasniqi.

    Krasniqi në veçanti falënderoi deputetin rumun, Bulaj për kontributin e tij në këtë proces.

    “E falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anetare e se cilit është edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij proces”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark