×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi: Përkrahja e diasporës ndaj Kurtit ka ndryshuar

    Insajderi
    24 July 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pritjes së diasporës thotë se është i vetëdijshëm për përkrahjen që mërgata kosovare ia ka dhënë Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, por, sipas tij, kjo po ndryshon.

    “Ka ndryshime të mëdha, për shumë arsye. E para, për shkak të krejt premtimeve të Kurtit, sepse ai ka paraqitur më shumë në karakterin nacionalist, por edhe në anën e premtimeve ekonomike e sociale. Ata vijnë edhe e shohin se nuk janë realizuar ato premtime”, tha Krasniqi.

    Në emisionin “Frontal” të T7 Krasniqi ka përmendur angazhimin e partive opozitare në vendet ku jetojnë më shumë diaspora kosovare.

    Krasniqi thotë se një nga arsyet e zvogëlimit të aktivitetit të PDK-së në diasporë është pasivizimi i degëve të partisë nëpër Evropë, pasi Kosova u bë shtet dhe u hapën ambasadat e konsullatat.

    Këtë, sipas Krasniqit, e ka shfrytëzuar Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila u votua masivisht nga diaspora në zgjedhjet e fundit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark