×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Krasniqi pret në takim Abbott: Situata është serioze dhe shqetësuese

    Insajderi
    07 June 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

    Krasniqi ka thënë se në këtë takim, ka shprehur qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila sipas tij, është serioze dhe shqetësuese.

    “Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese. Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai ka thënë se ambasadorit Abbott ia ka rinkonfirmuar qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit tonë do t’i vë gjithmonë para interesave partiake.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark