×
  • Lajme
  • Insajderi

    Krasniqi: Protesta e sotme tregon sa i ligë është Kurti

    Insajderi
    13 August 2023 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se protesta e sotme pro-qeveritare në Prishtinë tregon ”sa i ligë është Kurti“.

    Disa qytetarë, kryesisht nga diaspora protestuan pro Albin Kurtit dhe presidentes, Vjosa Osmani.

    Ata kishin kritika ndaj opozitës dhe kërkuan që të jetë më konstruktive.

    ”I ki mbi 50% edhe hala t’vyjnë protestat që t’mbrojnë prej mediave dhe opozitës… kjo kallxon sa i ligë je. Fort i ligë”, ka shkruar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark