×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Krasniqi takohet me Lajçak në Antalia, ka një kërkesë për të

    Insajderi
    02 March 2024 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se është takuar në Turqi me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

    Siç ka shkruar Kransiqi, në këtë takim kanë biseduar për zhvillimet politike në Kosovë.

    Ai tha se ka shprehur shqetësim për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar nga Lajcak që të luaj rol ndihmues në heqjen e masave.

     “Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, takova edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre. Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm”, ka shkruar Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark