×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krasniqi tregon se pas marshit ka biseduar me dy ish-kryetarët e PDK-së që ndodhën në Hagë

    Insajderi
    06 April 2023 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas “Marshit për Drejtësi” që u mbajtë në kryeqytet, Memli Krasniqi ka konfirmuar se ka biseduar me dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët po gjykohen në Hagë, shkruan Insajderi.

    Krasniqi ka thënë se Thaçi e Veseli e kanë përcjellur marshin shtoi se e kishin ndjerë përkrahjen e dhënë nga populli para seancës së parë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Sipas tij të dy ndjeheshin më të fortë pas përkrahjes që panë.

    “Në fakt e kam ditë që ata bashkërisht të gjithë do ta përcjellin në sallonin ku qëndrojnë gjatë ditës”, tha ai.

    “Ishte emocionuese se do ta dinim se do ta shihnin përkrahjen e madhe për ta. Me Uranin dhe Abelardin arritëm të ishim në seancën e parë, përkundër vonesave të fluturimit. Pas marshit fola me Thaçin dhe Veselin. Jam dëgjuar në telefon pas seancës së ditës së parë dhe e kemi ndjerë se kanë qenë shumë të inkurajuar dhe më të fortë në atë ditë”, u shpreh ai.

    “…Në fund kjo gjykatë, gjykimet i shpall në emër të popullit, por populli ishte në Prishtinë. Ishte një udhëtim jo fort i këndshëm për arsye që ishim shkuar, por në anën tjetër kishim një statisfaksion për atë që kishim bërë”, tha Krasniqi në T7.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark