×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Krastës i besohet Festivali i Këngës në RTK, por Luiz Ejlli pati një akuzë të rëndë për spektaklet e tij

    Insajderi
    09 February 2023 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edicioni i parë i Festivalit të Këngës në RTK-në gjatë këtij viti do t’i besohet Adi Krastës, i njohur për drejtimin e festivaleve në të kaluarën i cili para disa ditëve pati një akuzë të rëndë nga i famshmi Luiz Ejlli.

    Drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, përmes një postimi e ka konfirmuar se Adi Krastës i është besuar Festivali i Këngës.

    “Me Adi Krasta, si ekspert i spektakleve të tilla, nuk pres më pak që edicioni i sivjetmë të jetë fantastik”, ka shkruar Ahemtxhekaj.

    Por, personazhi më i famshëm i këtyre ditëve ka hedhur një akuzë të rëndë për Krastën si drejtues spektaklesh.

    Këngëtari shkodran tha se pavarësisht shpërblimeve të premtuara, ai nuk kishte marrë asgjë nga ky spektakël, producent i të cilit ishte gazetari i njohur Adi Krasta.

    “Fituesi kishte 10 mijë euro, një çift në Antalia dhe tre muaj shkollë në ‘Cambrige’ dhe unë nuk mora asnjërën. Blenë ata makina për vete”, ka deklaruar këngëtari Ejlli.

    Ndërkohë kur u pyet nëse kjo ishte dorë e RTSh-së, Luizi tha jo, duke potencuar se “Ethet e së premtes” ishte produksion më vete i udhëhequr nga Adi Krasta dhe miqtë e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark