×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krejt çka dihet deri tash rreth vrasjes makabër në Pejë

    Insajderi
    15 April 2023 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premtën pasdite, vendi u trondit nga një rast tragjik i një nëne, që dyshohet se gjeti vdekjen nga djali i saj. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Prokuroria është në fazën e parë të hetimeve derisa ende nuk ka zbuluar motivin e saktë të vrasjes.

    Rreth orës 16:00 të pasdites, nën motive ende të panjohura, Policia e Kosovës u njoftua për një vrasje të rëndë në lagjen Kapishnicë të Pejës, ku viktima doli të jetë një grua.

    Kështu konfirmoi për gazetën Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

    Pamje nga vendi i ngjarjes

    I njëjti konfirmoi se, pas reagimit të menjëhershëm të policisë, i dyshuari është arrestuar.
    Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari për vrasjen tragjike në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

    Ndonëse Prokuroria dhe Policia nuk jepën detaje nga mënyra se si ka ndodhur vrasja, në media u raportua se i dyshuari i ka prerë kokën nënës së tij me thikë. 

    Krerët e shtetit nuk kanë reaguar ende lidhur me vrasjen.

    Prokurorja e rastit: Janë mbledhë të gjitha provat, i dyshuari s’ka qenë në gjendje të deklarohet

    Prokurorja e rastit makabër në lagjen Kapishnicë të Pejës, Sahide Gashi dha detaje shtesë lidhur me dëshmitë nga hetimet e para.

    Ajo tha se Prokuroria me ndihmën e Forenzikës ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme si dhe ka siguruar dëshmitarë okularë.

    “Janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhë të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës si dhe kemi siguruar dëshmitarë okularë”, tha prokurorja në deklarim për media.

    Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, në konferencë për media

    Tutje shtoi se i dyshuari është arrestuar, por i njëjti nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

    “Duke iu falënderuar reagimit të shpejtë të policisë se Pejës, është arritur që i njëjti të arrestohet në mënyrë që të mos t’i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo ta lëndojë vetvetën”.

    I dyshuari s’ka qenë në gjendje të japë deklaratë, tha tutje prokurorja e rastit. Kjo pritet të bëhet nesër, në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës.

    “Do vazhdojmë me hetime. Në bazë të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe egzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit”.

    Një grua është vrarë në Pejë pasditen e së premtes, ka konfirmuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar.

    Rasti është raportuar në Polici rreth orës 16:00. Ai ka thënë se me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka parë se bëhet fjalë për vrasje të rëndë

    Burime të Insajderit në kushte anonimiteti kanë treguar se i dyshuari Urim Hyseni ka qenë dy herë i martuar dhe i divorcuar.

    Nga fqinjtë sipas burimeve, është njohur si djalë i qetë dhe jo problematik.

    “Ky ka qenë dy herë i martuar dhe i ndarë. Nuk është njoft si djalë problematik. I urtë ka qenë shumë”, thonë burimet e Insajderit.

    @insajderiinsajderi #Insajderi #video #Pejë #ngjarja #sulm #nëna #djali #policia #kosova #shqipet #shqiptaria #tiktokkosova #shqipe #lajmeshqip #lajmetefundit ♬ original sound – GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark