Java e nëntë në BKT Superligën e Kosovës ka përfunduar ditën e shtunë.
Ndërkohë sot Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës, Bankën Tregtare Kombëtare (BKT), kanë zgjedhur futbollistin e javës.
Kreshnik Uka me dy golat e shënuar ndaj Feronikelit, e ndihmoi Drenicën të marrë tri pikë 4-0.
Sulmuesi 26-vjeçar po kalon nëpër një formë të shkëlqyer dhe me plot meritë ka marrë çmimin ‘Ylli i Javës’.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Kreshnik Ukaj, YLLI I JAVËS
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” i xhiros së 9-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i FC Drenica.
Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij.
Uka shënoi dy gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin. Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në BKTSuperliga 2021/22.
Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës të BKT në Skenderaj.