×
  • Showbiz
  • Show

    “Krim i organizuar lavire me llaskuca”, Fjolla Morina me akuza të rënda ndaj Morena Tarakut, Arbnora Ademajt e Shkenda Dubovës?

    Insajderi
    15 May 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që merr vëmendjen me reagimet e saj në rrjetet sociale.

    Pak muaj pasi bëri një video lidhje direkte ku akuzonte ish-partnerin dhe disa nga miqtë e saj të dikurshëm, Fjolla kësaj radhe ka bërë një “goditje” tjetër.

    Për arsye që ende nuk dihen, këngëtarja e hitit “Fb” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa shkrime, me akuza dhe ofendime ndaj disa prej emrave të estradës.

    “1 Lavirja Morena, 2 Arbnore Shkenda dhe llaskucët e tyre që hanë prej tyre dhe ua bajnë qeset”, ka shkruar Fjolla në postimin e parë.

    Foto: Fjolla Morina/Instagram

    Me këtë, ajo la të kuptohet se ajo ka probleme dhe po akuzon Morena tarakun, Arbnora Ademajn dhe Shkenda Dubovën.

    Tutje, në postimin e dytë këngëtarja iu drejtua menaxherit të disa emrave të estradës, Jetmri Agajt, duke shkruar sipër emrit të tij “Krim i organizuar”.

    Foto: Fjolla Morina/Instagram

    Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes këngëtares dhe emrave të lartpërmendur, megjithatë duket qartë se raportet mes tyre janë shumë të tensionuara./Telegraf 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark