×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krimet Ekonomike arrestojnë një postier, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda

    Insajderi
    21 March 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se sot pas disa veprimeve operativo/taktike dhe hetimore, përmes hetueseve kompetent policor kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për zyrtarin e postës (postierin) i cili gjatë orarit të punës, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme kishte larguar një zarf nga zyra e postës.

    Sipas njoftimit në zarf kanë qenë disa fotografi të ndjeshme ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë.

    Mbi bazën e dyshimeve, Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe në konsultim me Kryeprokurorin në Prishtinë, i dyshuari është shoqëruar në polici për intervistë, përderisa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe një person tjetër“, njoftoj policia.

    Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari mashkull/kosovar me inicialët (M.R,) dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së.

    Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Kujdestar nga PTH në Prishtinë, është lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarit, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark