×
  • Showbiz
  • Show

    Kris Jenner zbulon se ka tumor

    Insajderi
    09 May 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kris Jenner zbuloi se mjekët e saj gjetën një kist dhe një tumor në trailerin e ri të sezonit të ri të reality show-t ‘Keeping Up With the Kardashians’.

    Në fakt, 68-vjeçarja Kris Jenner ka ndarë rezultatet e një kontrolli mjekësor së fundmi me vajzat e saj, siç shihet në trailerin e sezonit të 5-të të reality show-t.

    “Unë bëra skanerin dhe ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël”, tha ajo dhe vajza e saj më e vogël, Kylie Jenner, e cila shpërtheu në lot, pak para se motra e saj Kendall Jenner ta përqafonte për ta ngushëlluar. Megjithatë, nuk jepen të dhëna të mëtejshme për shëndetin e saj.

    Në këtë pikë le të themi se ajo vetë në të kaluarën, i ka dedikuar një postim në Instagramin e saj për të thënë se mamografia nuk duhet neglizhuar kurrë. Madje, ajo nuk ka ngurruar të tregojë se nëna e saj 83-vjeçare, Mary Jo, vuante nga kanceri i gjirit dhe arriti ta fitonte këtë betejë.

    Zbulimi për problemin e saj shëndetësor në sezonin e ri vjen pasi sezoni i kaluar, vajza e Kris Jenner, Khloe Kardashian, përshkroi se si një “pikë e vogël” në fytyrën e saj mendonte se ishte puçërr, kur në të vërtetë ishte kanceri i lëkurës. Konkretisht, në tetor 2022, Khloe Kardashian zbuloi se i ishte hequr një tumor tjetër nga fytyra.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark