×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Krisje në LDK- Asamblistët e partisë nuk ia votojnë Ramës shfuqizimin e ‘rregullores së dëmshme’

    Insajderi
    29 November 2022 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa nga asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës kanë votuar ‘kundër’ propozimit të kryetarit Përparim Rama për shfuqizimin e Rregullores për ndërtim të objekteve të përkohshme.

    Në seancën e kaluar të Kuvendit Komunal, kryetari Përparim Rama dhe Drejtori i Urbanizmit kërkuan nga asamblistët të votojnë për shfuqizimin e Rregullores për ndërtime të përkohshme. Por, kjo nuk është votuar të martën nga disa asamblistë të LDK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se asamblistët e VV-së kanë votuar “PËR” këtë propozim pasi sipas tij arsyetimi kryetarit ishte bindës.

    Por, sipas tij mos votimi i propozimit nga LDK tregon një mesazh për kryetarin Rama.

    Ky ishte një mesazh për kryetarin Rama, nga subjekti i tij: mos e prek LDK-në te ndërtimet, shkruan ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    15 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark