×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kristi reagon për herë të parë në rrjetet sociale pas përfundimit të BBVA

    Insajderi
    12 May 2023 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kristi Aliaj ishte një prej finalistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

    Kur kanë kaluar gati një javë nga nata e finales së madhe, Kristi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

    Në një postim në Instagram, Kristi ka falënderuar shqiptarët për vlerësimin që i bën në këtë rrugëtimi.

    Foto: Krist Aliaj/Instagram

    Ai tha se kjo aventurë nuk ishte një udhëtimi i lehtë për të, por një eksperiencë e pasur.

    Kristi tutje në postim foli edhe për tre finalistët e tjerë, Luizin, Efin dhe Deamishel, për të cilët tha se ishin kundërshtarët më të mirë që mund të kishte kërkuar.

    “Faleminderit Shqipëri. Faleminderit shqiptarë në mbarë botën. Faleminderit për durimin, respektin, mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj. Ishte një udhëtim i vështirë, por një eksperience shume pasuruese. Ju vlerësoj sepse ishit kundërshtarët më të mirë që mund të kisha kërkuar. Koha për të vënë në përdorim potencialin tuaj Luiz Ejlli, Efi Dhedhes dhe Deamishel. Shumë respekt për të gjithë ekipin e produksionit për kohën dhe përkushtimin e madh”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark