×
  • Lajme
  • Lajme

    Kritikoi videot propaganduese të VV’së, Hydajet Hysenit ia “heqin kokën” brenda dy javëve

    Insajderi
    23 October 2022 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hydajet Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje ditë më pari kritikoi partinë e tij për shkak të videove propaganduese që po lanson. Në shenjë hakmarrje dy javë më vonë, Albin Kurti e përjashtoi plotësisht nga kryesia e partisë. Ai kishte pozitën e kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm.

    Hydajet Hyseni duket se me dëshirë ia prishi komoditetin vetes. Dy javë më parë, ai bëri një kritikë ndaj Vetëvendosjes për videot propaganduese kundër ish pushtetarëve, shkruan Insajderi.

    Hyseni bëri të ditur se ia ka tërhequr vërejtjen partisë që i përket. “Ndonjëherë edhe ua kam thënë ndonjë fjalë edhe bashkëveprimtarëve”, deklaroi ai.

    Veterani i politikës kosovare tha se ka një prirje të çuditshme në skenën politike “për të penguar, a për të pamundësuar një frymë së paku të një funksionimi me dallime dhe me vizione të ndryshme”.

    Ai theksoi se kjo është edhe arsyeja se pse nuk merr pjesë në diskutime politike.

    Hyseni që dikur kishte qëndruar në burg për çështje kombëtare ishte pjesë e Lidhjes Demokratike e më vonë edhe i Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark