×
  • Sport
  • Sport

    Kriza e futbollit gjerman, Schweinsteiger: Është për faj të… Guardiolës

    Insajderi
    07 July 2023 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas Bastian Schweinsteiger, kriza në futbollin gjerman është për shkak të ndryshimeve që ka sjellë Pep Guardiola në krye të Bayernit.

    “Kur ai erdhi në vend, të gjithë ishin të mendimit se ne duhet të luanim këtë lloj futbolli me pasime të shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte se ne humbëm vlerat tona.

    Mendoj se kombet e tjera na kanë parë gjithmonë si një ekip luftarak, që gjithmonë shkonte deri në fund”.

    “Mendoj se ne e humbëm atë virtyt në shtatë apo tetë vitet e fundit sepse thjesht e harruam. Ne ishim më të fokusuar në pasimin e topit bukur”, tha Schweini, i cili luajti nga 2013 deri në 2015 nën urdhërat e  Guardiolës.

    Deklarata që kundërshtojnë fjalët e mëparshme të lëshuara nga gjermani, në të cilat ai lavdëronte Pep duke thënë se ai vërtet luante futboll kur stërvitej nga spanjolli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark