×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kriza e kompanisë kroate përhapet edhe në Ballkan

    Insajderi
    03 July 2017 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria kroate po përpiqet të shmangë falimentimin e Agrokor, duke qenë se ai ka të punësuar 60,000 njerëz në të gjithë rajonin.
    Rreth gjysma e fuqisë punëtore të kompanisë është e punësuar jashtë Kroacisë, në ish-republikat jugosllave, si Sllovenia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Mijëra vende pune rrezikohen midis furnizuesve të shumtë.

    Adin Fakic, drejtori ekzekutiv i një prej baxhove më të vjetra të Bosnjës, e krahason krizën që përfshiu klientin e tij më të rëndësishëm, Agrokor-in, si një tërmet të fuqishëm që tronditi kompaninë e tij. Edhe pse epiqendra ishte në Kroaci, lëkundjet u ndien në të gjitha tokat bujqësore të Bosnjës fqinje dhe më gjerë, shkruan Reuters.

    Për një dekadë, fabrika Milkos e z. Fakic ka qenë e lidhur me zinxhirin e supermarketeve të Kroacisë, Konzum, i cili tani blen afërsisht 35% të prodhimit vjetor, ose afërsisht 20 milionë litra qumësht.
    Problemi qëndron në faktin se Konzumi nuk po paguan më. Kjo gjë filloi që në momentin kur konglomerati në të cilin ai bën pjesë, e rriti borxhin në 6 miliardë USD.
    Përvoja e Fakic-ut nxjerr në pah efektet krizës që përfshiu Agrokor-in, duke qenë se tani po përballet me rrezikun e shkurtimit të kontratave me qindra fermerë.

    Kjo është një krizë e rëndë, sepse nuk përfshihet vetëm Agrokor-i por edhe kompani dhe marka në shtete të ndryshme të ish-Jugosllavisë, shtete ku pjesa më e madhe mbajnë mbi supe edhe pasojat e luftës 25-vjeçare.
    Mijëra vende pune rrezikohen të mbyllen, pasi rënia e saj dramatike që nga fillimi i vitit rrezikon të dëmtojë përpjekjet për të integruar më tej ekonomitë e vogla të rajonit.

    Përpjekjet ekspansioniste të Agrokor-it u konsideruan si pararendëse të valës së re të integrimit të biznesit rajonal, u shpreh Luka Oreskoviq, partner i firmës investuese dhe këshilluese, Spitzberg Partners.
    Në një situatë të tillë, kur kriza e Agrokor-it duket se po vazhdon të rritet, integrimit ekonomik rajonal i duhet të presë. Sllovenia dhe Serbia është duke u mobilizuar për të mbrojtur tregjet e brendshme nga një kolaps i mundshëm i Agrokor-it.
    Qeveria kroate po përpiqet të shmangë falimentimin e Agrokor, duke qenë se ai ka të punësuar 60,000 njerëz në të gjithë rajonin.
    Mijëra vende pune rrezikohen midis furnizuesve të shumtë.
    “Nëse ne akumulojmë një tepricë të mallrave, do të na duhet të anulojmë kontratat tona me fermerët, rreth 300 prej tyre në rastin më të keq”, u shpreh z. Fakic për Reuters.

    Kjo do të thotë humbje të mijëra vendeve të punës në të gjithë vendin.
    “Bosnjë – Hercegovina është një vend i vogël dhe çdo lëvizje e parregullt në treg, sado e vogël që të ishte, edhe në rast se do të konsiderohej si një tërmet jo shumë i fortë, tek ne do të kishte një impakt të madh dhe industria ushqimore është veçanërisht e ndjeshme”, tha ai më tej.
    Kriza e Agrokor-it, kompanisë më të madhe me pronësi private, ka shkaktuar tronditje në të gjithë rajonin.
    Rreth gjysma e fuqisë punëtore të kompanisë është e punësuar jashtë Kroacisë, në ish-republikat jugosllave, si Sllovenia, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi.

    Sipas Serbisë, rreth 700 kompani janë të lidhura me Agrokor ose në mënyrë direkte ose nëpërmjet furnizuesve të saj përkatës. Borxhi i Agrokor-it ndaj furnizuesve serbë llogaritet në 130 milionë euro, ndërsa ai ndaj furnizuesve sllovenë në 40 milionë euro.

    Fqinjët e Kroacisë po ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur veten

    Në maj, qeveria sllovene emëroi një kujdestar në drejtimin e Mercator-it në pronësi të Agrokor-it, shitësit më të madh të Sllovenisë me rreth 10,000 punonjës dhe e ngarkoi atë për të mbikëqyrur marrëdhëniet e firmës me kompaninë e tij mëmë.
    Sipas një publikimi të bërë në të përditshmen serbe, Politika, u raportua se gjykatat në Beograd dhe në qytetin e Zrenjanit kanë nxjerrë një urdhër mbi shitjen ose përdorimin si kolateral të dy kompanive në pronësi të Agrokor-it, nën një kërkesë të bërë nga huadhënësi rus Sberbank, kreditori më i madh i Agrokor-it. Raporti nuk mund të konfirmohej në mënyrë të pavarur.

    “Çdo vend i rajonit do të kthehet në proteksionizëm”, tha për Reuters, Sasha Djogoviç nga Instituti i Kërkimeve të Tregut me qendër në Beograd.
    Rezervat e prodhuesve të ushqimeve në Serbi u rritën 22% në prill, gjë kjo që tregon qartësisht që prodhuesit më mirë t’i mbajnë produktet e tyre stok, sesa t’ia dorëzojnë ato Mercator S, krahut serb të Mercator-it të Agrokor-it.

    “Paguani borxhin”

    Në Kroaci, numri i personave që janë punësuar nga furnizuesit e Agrokor-it, është rreth 150,000.
    Përballë kërcënimit sizmik për ekonominë e brishtë të vendit të tyre, qeveria ndërhyri në prill për të marrë kontrollin e Agrokor nga themeluesi i saj, Ivica Todoriç, me qëllim ristrukturimin e saj në 12 muajt e ardhshëm.

    Ante Ramljak, menaxheri i krizës i emëruar nga qeveria për të siguruar likuiditetin e menjëhershëm të Agrokor dhe për të filluar procesin e ristrukturimit, tha se vlerësimi i tij konservativ ishte se 30% e 180,000 vendeve të punës që varen nga Agrokor në Kroaci – 30,000 direkte dhe 150,000 indirekte, do të ishte zhdukur në mënyrë të menjëhershme nëse kompania do të kishte falimentuar.

    Kjo do të kishte çuar “në një rënie spirale në të cilën nuk ka fund” tha ai muajin e shkuar. Ristrukturimi do të sjellë shitjen e shpejtë të kompanive të Agrokor-it, gjë që do të ulë në maksimum humbjen e vendeve të punës. Gjithashtu, shumë furnizues i druhen faktit se nuk do të rimarrin kurrë paratë që Agrokor u ka borxh, pasi kreditorët kryesorë të rekuperojnë pjesën e tyre.

    Kreditorët kanë pasur afat deri në datën 9 qershor të paraqesin kërkesat e tyre, edhe pse mbase do të duhen javë të tëra përpara se të bëhet e qartë shkalla e vërtetë e detyrimeve të Agrokor-it. Furnizuesit kanë kërcënuar mbi një herë se do të ndalojnë deri sa t’i paguhen borxhet.
    Megjithatë, dërgesat në përgjithësi kanë vazhduar në mënyrë të pandërprerë, por disa furnizues kanë filluar të kërkojnë pagesë paraprakisht.
    Edhe z. Fakic, pronar i fabrikës që u krijua në vitin 1952 në ish Jugosllavi, që i mbijetoi luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995 dhe që u privatizua në vitin 2004, u shpreh se donte që t’i kthehen paratë e tij.
    Problemet me pagesat nga Agrokor kanë filluar që në mars, vijoi z. Fakic, por ai nuk e saktësoi shumën ekzakte që Agrokor i detyrohej.

    “Ne si furnizues duam pagesa të rregullta dhe të sigurta, sepse kërkojmë garanci për të ardhmen. Ne presim që ata të na paguajnë borxhet që na detyrohen”, përfundoi ai. /Monitor.al

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark