×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës”

    Insajderi
    07 March 2023 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka udhëtuar për në Kroaci.

    Ajo është pritur nga Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman.

    Ai përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë që Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj.

    Radman tutje ka thënë që me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.

    “Diskutuam marrëdhëniet miqësore, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark