×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kroacia fut shërbimin ushtarak, cilët janë tre skenarë të mundshëm të angazhimit

    Insajderi
    10 February 2024 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, njoftoi sot se po punohet në mënyrë aktive për të shqyrtuar tre skenarë të mundshëm për kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak në Kroaci.

    Ai pret që këto propozime të publikohen javën e ardhshme dhe më pas do t’i nënshtrohen analizave politike.

    Anushiq thekson se është e rëndësishme jo vetëm kohëzgjatja e shërbimit ushtarak, por edhe efektiviteti i trajnimeve që do t’u ofrohen të rinjve të rekrutuar.

    Kjo do të bëhet publike pasi të arrihet një vendim politik, theksoi ai, raporton index.hr.

    Në rast rreziku të madh, agresioni, të gjithë meshkujt nga 18 deri në një moshë të caktuar rekrutohen. Në këtë moment ai nuk ka dashur të tregojë kohëzgjatjen, por nga perspektiva dhe përvoja mjaftojnë tre muaj për të mësuar aftësitë ushtarake.

    “Në tre muaj mund të kalosh nga dikush që nuk mund të vrapojë 50 metra në njeri që mund të marshojë 30 kilometra me pajisje, mund të bësh një vrapim 3200 metra, që është një nivel që të gjithë duhet të jenë në gjendje ta bëjnë”, ka thënë Anushiq.

    Anushiq shtoi se shërbimi ushtarak mund të zgjasë tre muaj, të cilin ai e konsideron kohë të mjaftueshme për të fituar aftësi ushtarake dhe stërvitje fizike. Ai theksoi se qëllimi i stërvitjes ushtarake nuk është vetëm përgatitja për një konflikt të mundshëm lufte, por edhe socializimi i të rinjve dhe ndryshimi i veseve të këqija.

    Ndryshe, raportohet se bëhet fjalë për rreth 17 mijë të rinj që mund t’i shtrohen ushtrisë kroate ndërsa gratë do të mund të inkuadrohen vetëm si vullnetare, por nuk do të detyrohen. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark