×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    KRU Prishtina ka një paralajmërim për berberët që nuk paguajnë faturat

    Insajderi
    02 August 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka kërkuar të gjithë floktarëve, që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.

    Ujësjellësi ka paralajmëruar se do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që siç thuhet, janë fokusi i radhës.

    “Ftojmë të gjithë frizerët/ floktarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit, në afat sa më të shkurtër. Do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që janë fokusi i radhës”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark