×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kryediplomati britanik Cameron: Banjska të mos përsëritet, nëse ndodhë duhet ta luftojmë

    Insajderi
    04 January 2024 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameroon ka vizituar sot edhe trupat britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Cameroon ka folur edhe për atë se çka ndodhi në Banjskë me 24 shtator, shkruan Insajderi.

    Në intervistë për Reuters, Cameroon u shpreh se ajo që ka ndodhur në Veri është mjaft shqetësuese.

    Madje deklaroi se duhet bërë çdo gjë që është e mundur për të parandaluar madje përmendi edhe opsionin e luftimit.

    “Çfarë ka ndodhur këtu në shtator është ekstremisht shqetësuese dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që të mundemi që ta parandalojmë atë që të mos përsëritet dhe ta luftojmë nëse ndodh përsëri“, tha ai.

    Kryediplomati britanik theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur që ka nevojë për stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe se Mbretëria e Bashkuar po e ndihmon me të gjitha këto.

    “Kosova është shtet sovran i pavarur që dëshiron stabilitet, siguri dhe të ardhme dhe Britania po ndihmon me të gjitha këto dhe është e drejtë që ne e bëjmë. Stabiliteti në Ballkan dhe siguria në Ballkan, dhe ndalimi i atyre që dëshirojnë të shkaktojnë de-stabilitet dhe të krijojnë probleme është në interesin direkt kombëtar të Britanisë dhe prandaj jam këtu, për të falënderuar trupat tona për punën që bëjnë dhe për të punuar me Qeverinë e Kosovës për t’i ndihmua ata me agjendën e tyre duke njohur faktin se ata janë një shtet sovran që meritojnë mbështetjen tonë derisa ata përpiqen për siguri dhe sukses”, ka deklaruar Cameroon.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark